E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat zjarr ne masivin me pisha

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në masivin me pisha në pyllin pranë Guroreve të bashkisë së Urës Vajgurore.

Vatrat e para të zjarrit kanë filluar të shfaqen në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe më pas kanë vijuar edhe gjatë ditës, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta. Autoritetet lokale kanë pohuar se zjarri fillimisht ka qenë me përmasa të papërfillshme, por shumë shpejt është përhapur në gjithë malin Veterik. Megjithëse në vend kanë shkuar mjete e zjarrfikësve të Beratit dhe të Kuçovës, zjarri ka vijuar duke ZjarretBozdovec, parku i djegurPër 1 hektar pyje, kostoja deri 3500$Tepelenë, në pranga zjarrvënësi përfshirë një sipërfaqe prej 30 hektarësh. Drejtori Shpëtim Gorica ka pohuar se nevojiten edhe forcat e ushtrisë pasi mjetet nuk mund të shkojnë në vendngjarje pasi terreni është tepër i thyer. Ndërsa jemi duke dhenë këtë intervistë, pohon zoti Gorica, zjarri ka marë përmasa të mëdha dhe nevojitet një mobilizim i përgjithshëm jo vetëm nga PMNZSH-ja, por edhe vetë qytetarët. Gjithësesi, pohon Gorica, duhet një sensibilizim dhe ndërgjegjësim, por edhe duhet punuar me korrektësi për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre zjarreve, pasi në shumë raste ka neglizhencë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›