E Martë, 3 Nëntor 2026

Berati plot me turistë/ Kryebashkiaku Demo e cilëson vit të suksesshëm, sektori privat me investime

Numri i turistëve që vizitojnë Beratin po rritet nga viti në vit, kjo edhe për faktin se Berati ofron turizëm në çdo stinë.

Si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Berati i një-mbi-një dritareve mbetet atraksion për turistët, ku lagjet muzeale dhe Kalaja janë pasaporta e qytetit.

Kryebashkiaku Ervin Demo pohon se fluksi i turistëve këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm nga një vit më parë.

“Shifrat të cilat jemi përballuar deri tani kanë qenë të jashtëzakonshme. Numrin e turistëve që ishin në vitin 2022, e kemi arritur në 6 muaj e parë të vitit. Kjo tregon një ekspaciaon shumë të shpejtë të sektorit. Më vjen shumë mirë që kemi një paraqitje të mirë për atë që ofron Berati. Besoj se ky vit do të jetë në shifra rreth 600 mijë turistë, që i bie një rritje me 50 për qind me vitin 2022”, u shpreh Demo.

Viti 2023 mund të konsiderohet viti më i suksesshmi për turizmin në Berat.

Gazetare: Megi Mëhilli

/rtsh.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›