E Diel, 1 Nëntor 2026

Berati voton të dielën, gazetari i RTSH- 24, Zaimi: KZAZ-ja ka bërë përgatitje të plota, policia prezente për sigurimin e materialeve zgjedhore

Ndërsa i afrohemi ditës së votimit për kryetarin e ri të Bashkisë Berat, administrata zgjedhore ka përfunduar të gjitha përgatitjet. Gazetari i RTSH, Norel Zaimi, raportoi nga vendi i ngjarjes se situata deri më tani është mjaft e qetë dhe e miradministruar nga KZAZ-ja lokale.

Sipas Zaimit, nuk ka pasur asnjë problem lidhur me materialet zgjedhore apo shpërndarjen e tyre në qendrat e votimit. Kryetari dhe nënkryetari i KZAZ-së, falë përvojës së gjatë, kanë garantuar një proces të shpejtë dhe efikas.

Logjistika dhe siguria

Në këtë bashki, procesi i votimit do të kryhet në 116 qendra votimi. Policia e Shtetit është prezente, duke siguruar ruajtjen e materialeve zgjedhore.

“Policia ka siguruar edhe sjelljen në KZAZ të kutive të votimit nga zonat e largëta. Policia më ka konfirmuar se çdo gjë është në rregull,” raportoi Zaimi.

Pritshmëritë për numërimin

Sipas gazetarit të RTSH-së, Zaimi, numërimi i votave pritet të fillojë rreth orës 22:00 të ditës së nesërme (e diel), ndërsa rezultatet përfundimtare për kryetarin e ri të Bashkisë priten rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së hënë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›