E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bëri thirrje për të rrëmbyer armët, Meta flet për kërcënimin në Roskovec: Duhet një përgjigje e organizuar për…!

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me deklaratën e bërë në Roskovec pak ditë më parë, ku tha se duhen rrëmbyer armët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve.

Një deklaratë të tillë, Meta e ka justifikuar me shprehjen: Ka rënë shteti.

“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit.

Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit. Do eksportohet energji në Greqi.

Meriton një përgjigje të organizuar për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe investimet e tyre”, tha ai./m.j

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›