E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha- Netanjahu Projekte ne turizmem e teknologji

Te tjera rreth shkrimit Berisha Njohja e Palestines saboton paqen Fjalimi i plot i Berishes ne Keshillin per Marredheniet me Jashte ne Jerusalem JERUZALEM- Ne diten e dyte te vizites se tij ne Izrael Kryeministri Sali Berisha u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Ne takim u vleresua miqesia midis te dy popujve e cila me shume se kurre doli ne pah gjate Luftes se Dyte Boterore kur shqiptaret nuk i dorezuan hebrenjte e Shqiperise dhe ata qe gjeten strehe aty por i mbrojten duke vene edhe jeten e familjeve te tyre ne rrezik.

Kryeministri Netanyahu shprehu angazhimin e plote te Izraelit per te bashkepunuar ngushtesisht me qeverine shqiptare me projekte konkrete ne te gjitha fushat.

Ne vecanti presim me padurim te bashkepunojme ngushtesisht duke inkurajuar projekte investimesh izraelite ne Shqiperi ne fushen e turizmit por edhe ne ate te teknologjise e shkences u shpreh Kryeministri Netanyahu.

Ne takim u evidentuan fusha te tjera ku u rikonfirmua vullneti per projekte konkrete te bashkepunimit si ajo e arsimit dhe kerkimit akademik teknologjise se informacionit bujqesise perfshi projektet e ullirit dhe arroreve sistemit te ujitjes dhe shfrytezimit te ujerave ndertimi i veprave te prodhimit te energjise hidrike e te rinovueshme ne fushen e minierave etj.

Kryeministri Netanyahu e siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria e Izraelit do te inkurajoje sektorin privat te biznesit te suksesshem Izraelit te vije te investoje ne Shqiperi duke shfrytezuar klimen jashtezakonisht te favorshme te krijuar nga qeveria shqiptare per biznes e investime.

Po ashtu te dy Kryeministrat rane dakord per shkembimin e pervojave dhe ekspertizes mes te dy vendeve ne fushat me interes reciprok. Me tej te dy Kryeministrat diskutuan gjeresisht per zhvillimet ne rajon e me gjere.

Per nder te Kryeministrit Berisha dhe delegacionit qe e shoqeronte Kryeministri Netanyahu shtroi nje darke e cila kaloi ne nje atmosfere shume te ngrohte e miqesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›