Berisha : Nuk mund të kthejmë dënimin me vdekje

Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke iu referuar ngjarjes më të fundit të pedofilit Ardian Prrenjasi, që akuzohet për përdhunimit e një 10 vjeçari dhe vrasjen e një 11 vjeçari, theksoi se me gjithë tronditjen e opinionit publik ndaj kësaj ngjarjeje, qeveria nuk mund të ndërmarrë vendimin për kthimin e dënimit me vdekje, pasi kjo do të shënonte hapa pas për vendin që është anëtar i Këshilli të Evropës, ku heqja e dënimit me vdekje është kusht themelor anëtarësimi.
“Akti i një monstre që ka vrarë një fëmijë dhe që po përgatitej të vriste një tjetër ka tronditur opinionin, që ka kërkuar rikthim të dënimit me vdekje. Por Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe heqja e dënimit me vdekje është kusht për anëtarësimit në këtë institucion, pasi dënimi me vdekje bie në kundërshtim me konventën për të drejtat e njeriut”, tha Berisha./Indeksonline/