E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 10 milione euro per ujerat e zeza

Kryeministri Sali Berisha ka folur paraditen e së shtunës në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit, ku ka njoftuar një investim disamiliona eurosh për menaxhimin e ujërave të zeza.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka saktësuar se ky investim, i mundësuar kryesisht nga qeveria japoneze, synon pastrimin e bregdetit shqiptar në prag të sezonit turistik.

“Do të bëhet një investim prej 10 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza. Investimi është në fazën e tenderit dhe do të aplikohet së shpejti. Ujërat e bregdetit shqiptar do të jenë më të pastrat”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se përveç impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Pogradec, në vend do të ngrihen edhe të tjera, të cilat do të jenë sipas standarteve të kërkuara.

“Pogradeci është impianti i dytë i përpunimit të ujërave të zeza në vend. Shumë shpejt ne do vendosim në Shqipëri standartet më të mira kundër ndotjes së ujërave. Standarte jetike për parandalimin e një serie të gjatë sëmundjesh”, ka nënvizuar Berisha.

Pasi kryeministri ka falenderuar qeverinë japoneze dhe grupet e tjera që ndihmuan në këtë projekt, mbledhja e KRRTRSH-së ka vijuar me diskutime mes të pranishëmve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›