E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 100-fishim të drufrutorëve dhe lehtësira për fermerët

“ Njëqind -fishim të drurëve frutorë dhe lehtësira të garantuara për fermerët” ka qenë ky premtimi që ka bërë kryeministri Berisha gjatë vizitës së sotme në panairin e Agro-Biznes-Turizmit në Petrelë. Në fjalën e tij Berisha vlerësoi punën e panairit dhe deklaroi se qeveria do ti japë të gjitha kopetencat ligjore pushtetit lokal për ta shndërruar zonën në një kopshtin më të begatë në Evropë.

“Ne do të bëjmë gjithshka që t`ju sigurojmë të gjithë infrastrukturën e duhur , ju njerëzit e punës do të keni infrastrukturë të njëjtë me ato të qyteteve tona dhe të fshatrave evropiane. Ky panair është dëshmi e një pune të shkëlqyer dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim traditat tuaja. Jo vetëm kaq , ne do tu japim të gjitha kopetencat komunave për të mbjellë këto toka të bekuara , do të ndërtojmë shkolla, kanale ujitëse. 3.5 milionë turistë drejtohen sot drejt detit, por ju premtoj ju se një numër po kaq i madh do të drejtohet drejt fshatrave duke u mundësuar infrastrukturën e duhur”- tha Berisha.
Më tej kryeministri ka theksuar se sot Shqipëria ndodhet në kushte të reja , në zemër të tregut Europian çka rrit më tepër angazhimin për të vënë në zbatim projektin e ri të arrorëve.
“ Sot ne jemi në kushte të tjera, ndodhemi në zemër të tregut më të madh të botës, tregut të BE. Do të rritim prodhimet tona, nuk ka asnjë vend tjetër me prodhime më të shijshme se të tokës tonë. Jemi vend i shkëlqyer për zhvillimin e Frutikulturës. Momentalisht kemi 20 % tokë ara, 80% mund ta shndërrojmë në kopshtin më prodhues të botës, ndaj do të punojmë me projektin e ri të arrorëve. Të 200 -fishojmë prodhimet sepse kemi treg të garantuar. Prandaj zotohemi të 100 fishojmë drurët frutorë në këtë vend.Kjo është një rrugë e sigurt e komunave tuaja dhe e vendit tone” –deklaroi kryeministri Berisha.
Më tej ai nuk ka ka hezituar të sulmojë kreun e opozitës Rama duke e quajtur të gabuar formulën progresive, taksative të tij. Berisha u premtoi petrelasve që jo vetëm nuk do të rrisë taksat siç pretendon opozita por premtoi lehtësira për importin e fidanëve dhe infrastukturë moderne .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›