Berisha 1990 viti i lindjes se pluralizmit

Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e përkujtimit të 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si ngjarjen më madhore në vitin 1990.
“Festojmë sot krijimin e partisë së parë pluraliste në Shqipëri. Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike”, ka deklaruar Berisha.
Por viti ’90, sipas tij, nuk është vetëm viti i themelimit të PD, por edhe i lirive dhe të drejtave të njeriut, Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoq dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë
Sali Berisha
Kryetar i Partisë Demokratike që sot garantohen me Kushtetutë.
“Por viti 90 është edhe ditëlindja e lirive, kështu që sot ne nuk festojmë thjesht datën e themelimit të një partie, por ne kemi ditëlindjen e dytë, atë të lirive, ndërsa kombi ynë feston ngjarjen më të madhe në historinë e tij që nga 28 nëntori i 1992”, ka pohuar Berisha.
“Ne sot festojmë vitin e mrekullisë së lirive tona, të garantuara në Kushtetutë, si një vend që ka me dhjetra parti parlamentare e jashtëparlamentare”, është shprehur ai.
Kryetari i padiskutueshëm i PD ka theksuar se, sot Shqipëria është një vend i fjalës së lirë, votës së lirë, tolerancës fetare, i respektimit të plotë të të drejtave të minoriteteve, si dhe një shtet ku funksionojnë shteti ligjor e rendi kushtetues.
Më tej kreu i ekzekutivit ka përmendur një sërë arritjesh të shënuara nga kabineti i djathtë, që sipas tij e kanë futur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian.
“Shqipëria është vendi me të ardhura të mesme më të larta, është vendi me vdekjen foshnjore më të ulët, është vendi ku turizmi në vitet e fundit është 10-fishuar”, ka thënë Berisha.
“Ne qëndrojmë të vendosur, që me reforma të thella të shohim Shqipërinë një vend të zhvilluar e të begatë. Arritjet në fushën e integrimit në vitet e fundit janë meritë e qeverisë së djathtë të Partisë Demokratike”, ka shtuar ai.