E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha 23 qershori dita e gjykimit

Kryeministri Sali Berisha, gjatë përurimit të aksit rrugor Hotolisht-Frarë në Librazhd, akuzoi kryesocialistin Edi Rama se po mashtron popullin dhe se gjatë gjithë këtyre viteve ka ndjekur politikën e bllokimit.

Berisha duke folur para banorëve të asaj zone u shpreh se Rama nuk arriti të bllokonte lëvizjen e lirë të shqiptarëve, por bllokoi tre ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar, ndërsa kujtoi se më 23 qershor do të bëhet edhe ajo që Berisha e quajti, dita e gjykimit. "Me bllokimin e Ramës, u bllokuan qindra e qindra milionë euro për shqiptarët. Ndërkohë alternativa jonë është ndryshimi, ndërtimi i rrugëve,ndërtimi i ujësjellësave, kanalizimeve, ndërtimi i shkollave", tha Berisha. Kryeministri premtoi se në mandatin e ardhshëm do të realizohet e gjithë infrastruktura rurale, që të jetë e barabartë me atë të qytetit. Zgjedhjet 2013
KQZ, test për numërimin elektronik të votave
PBDNJ: Mos preket KQZ-ja
Meta: Bashkimi me PS, vendim i drejtë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›