E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 8 maji i rendesishem per procesin e integrimit ne BE

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e Keshillit te Ministrit duke folur per fushaten zgjedhore ka kerkuar qe qytetaret te japin kontribut ne konsolidimin e demokracise. Aleanca per qytetarin eshte teresisht e angazhuar ne vlera - tha ai duke shtuar se Fushata duhet te kete ne themel nje dialog intensiv dhe komunitetet me qytetaret fushate do te kete ne epiqender qytetarin interesat vlerat intereat problemat dhe shqetesimet. Ne kete kontekst ftoj te gjithe anetaret dhe mbeshtetesit e kesaj aleance ti permbahen me rigorozitet me te madh frymes dhe moralit te kesaj fushate.

Berisha tha se keto zgjedhje kane dy caste te rendesishme qe jane zgjedhja e perfaqesuesve lokale dhe rendesia qe perben per procesin e integrimit ne BE. Ne keto zgjedhje zgjedhim perfaqesuesit e pushtetit lokal. Shqiperia ka hyre ne nje faze shume te rendesishme ne procesi ne integrimit. Keto dy faktore i japin nje peshe shume te madhe zgjedhjeve. Rendesi te jashtezakonshme kane per procesin e integrimi duhet te faktojme perkushtimin tone per nje proces zgjedhor te standardeve nderkombetare tha kreu i Keshillit te Ministrave.

Duke i kerkuar opozites qe ti permbahet ligjit te ri per financimin e partive ai tha se koalicioni qeverises shkon ne keto zgjedhje si opozites pasi PS ka drejtimin e shume bashkive kryesore ne vend. Ne keto zgjedhje shumice nuk eshte mazhoranca qeverisese shumice eshte opozita. Rama me ka konsiderua si kryetar ne bashkite e 9 qyteteve te Shqiperise. Kete nuk e kam bere kurre nuk kam nevoje qe ti marr te gjitha u shpreh Kryeministri. Berisha gjate mbledhjes foli edhe per diskriminimin e romeve ku tha se duhet te shmangen masat diskriminuese sic ndodhi ne Tirane.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›