Berisha: Aheng për Pavarësinë, Nishani do të ngrejë flamurin në Vlorë
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha për të parën herë ka bërë sot vetë publike disa prej aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Ai ka thënë se do të mbajë premtimin duke i kërkuar ministrit të Bujqësisë të zgjedhë 1000 mijë deshë që do të therren me rastin e këtij viti jubilar.
Ndërsa u shpreh se edhe Bashkia e Tiranës është duke përgatitur një tortë gjigande që do të peshojë 4 ton.
Sipas tij aktivitetet do të nisin në datën 27 në Vlorë, ku do të ketë një koncert me këngë popullore, ndërsa do të shtrohet edhe një darkë. Në datën 28 do të jetë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili në mënyrë simbolike do të realizojë ngritjen e flamurit. Më pas, tha Berisha, do të vendosen lule në varrin e Ismail Qemalit, ku do të ketë dhe fjalime.
Festa pastaj do të zhvendoset në Tiranë ku qeveria ka planifikuar zhvillimin e tre koncerteve. Do të bëhet inagurimi i monumentit të Pavarësisë, ku janë gëdhendur emrat e 100 personave që sipas kryeministrit janë baballarët e pavarësisë.
/IDEA/