E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Alternativa e PS bazohet në vitin 0, Rama do t’i fusë kazmën çdo gjëje

DURRES - Partia Demokratike zhvilloi sot një miting elektoral në Rrashbull të Durrësit, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryeministri Berisha shpalosi arritjet e qeverisë së tij, dhe kërkoi mbështetje për një tjetër mandat, duke premtuar më shumë punësim e mirëqenie.

Lideri i PD-së sulmoi alternativën e socialistëve, duke akuzuar kryetarin e PS-së për mashtrimin e qytetarëve.

“Alternativa tjetër bazohet në vitin zero, bazohet në atë që ai shpall Shqipëri të gënjeshtrës. Sipas të cilës, rrugët që janë shtruar nuk ekzistojnë, ujësjellësat e ndërtuar nuk janë të vërtetë, turizmi nuk është rritur, pensionet nuk janë rritur por janë katandisur keq e me keq, universitetet janë piramida, NATO është nate. Këto nuk i deklaron një njeri në rrugë por kryetari i forcës politike që pretendon të ndërtojë Shqipërinë nga zero, t’i fusë kazmën gjithçkaje kemi bërë në këto vite”- tha kryeministri Berisha.

Më tej kryeministri u bëri thirrje socialistëve që t’i hedhin sytë nga modeli i demokratëve, pasi siç tha ai, do të gjejnë modelin e tyre.

“Ju garantoj që tek Sali Berisha çdo shqiptar do gjejë modelin e tij. Brenda këtij viti ju garantoj se do merrni tapinë e tokës, tapinë e shtëpisë, do finalizojmë legalizimet, procesi do marrë fund me shpejtësinë më të madhe”
Mendoni këto ditë më shumë se kurrë për alternativën për modelet, do ta gjeni veten më afër me ju, se ata janë për integrimin punësimin, mirëqënien, të ardhmen, sepse besojnë në punën, familjen, vendin. Votoni 44, votoni fitoren”- u shpreh Kryeministri.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›