E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Anglishtja nga klasa e trete ne gjimnaz

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se cdo nxënës duhet të dalë nga gjimnazi me dy gjuhë të huaja, ku gjuhë e parë e detyrueshme të jetë anglishtja.

Duke folur në Konferencën "Gjuha angleze dhe sistemi arsimor-nje mundesi e re", Kryeministri u shpreh se anglishtja është shndërruar sot në gjuhën e globalizmit, ndaj fëmijët shqiptarë duhet të mësojnë gjuhën e komunikimit global dhe do të ofrohen cmimet më të ulëta për mësimin e saj.

"Mësimi i gjuhës nga klasa e tretë deri në maturë duhet të konsolidohet. Cdo mësues që fillon mësimdhënien në klasën e parë duhet të jetë anglishfolës", tha Berisha.

Nga ana e tij ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Cannon theksoi se mësimi i gjuhës angleze në universitete do të sillte një standart të ri. Ai ka theksuar më tej se vitin tjetër në 16 shkolla profesionale të vendit do të punohet me një kurikulum të ri për gjuhën angleze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›