E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Beteja per arsimimin me e rendesishmja

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se beteja për arsimimin është më e rëndësishmja për të ardhmen dhe ky sektor do të mbetet prioritet i qeverisë.

Duke folur në konferencën "Arsimi shqiptar në moshën dixhitale", shefi i qeverisë theksoi se viti 2012 do të shënojë një hap të madh, pasi Shqipëria do të shndërrohet në një superfuqi të vogël në këtë fushë.

"Do të ketë internet në çdo klasë. Teknologjia e informacionit përbën universin virtual të të rinjve", tha Berisha. I pranishëm në konferencë, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj theksoi se sistemi arsimor në Shqipëri po modernizohet dhe se vendi po ecën me shpejtësi drejt dixhitalizimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›