E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Bojkoti zgjedhje e Rames per te demtuar vendin

Kryeministri Sali Berisha ne nje interviste per Agjencine Austriake te Lajmeve APA ne Vjene tha dje se per ekonomine shqiptare liberalizimi i vizave eshte si nje transfuzion gjaku. Nderkohe kritikoi edhe perpjekjet qe sipas tij kreu i opozites Edi Rama ka bere kunder ketij procesi. Kreu i qeverise Berisha tha se pret shume nga liberalizimi i vizave i cili do te hyje ne fuqi per vendin e tij brenda nje muaji me 15 dhjetorit. Qytetaret shqiptare pas kesaj date mund te udhetojne pa viza ne hapesiren evropiane Shengen duke perfshire edhe Austrine. Ne nje interviste telefonike per APA-ne Berisha theksoi se per vendin e tij i cili gjate diktatures staliniste ishte jashtezakonisht i izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe nga vete shtetet e ish-bllokut lindor kjo perben nje ngjarje tejet te rendesishme. Per ekonomine shqiptare kjo ka efekt te ngjashem me nje transfuzion gjaku u shpreh mjeku i dikurshem. Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si nje sukses personal. Gjate fushates zgjedhore vitin e kaluar ai kishte premtuar ta realizonte kete synim brenda nje viti. Per kete une ndihem shume shume i lumtur. Ne te ardhmen afaristet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit dhe kjo perben gjak te fresket per ekonomine theksoi Berisha. Sipas tij nisur nga fakti qe shume shqiptare qe jetojne jashte vendit mund ti shohin me shpesh familjet e tyre dhe qe te rinjte mund te udhetojne do ta bejne edhe me konkrete perspektiven evropiane te Shqiperise. Lidhur me mekanizmin e mbikeqyrjes se te ashtuquajturve azilkerkues te rreme te cilesuar si nje pedal frenues ne procesin e liberalizimit te vizave nga Sekretari belg i Shtetit per Azilin Melchior Uathelet ne cilesine e tij si kryetar i Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se Berisha u shpreh se sot Shqiperia eshte nje vend teresisht i ndryshem dhe se ne disa fusha te caktuara mund te matet me vende anetare te Bashkimit Evropian. Une nuk njoh ndonje vend qe te kete ndryshuar aq shume sa vendi im-tha kryeministri. Vec kesaj ai siguroi se qeveria qe drejton do te jete e gatshme qe te arrije standardet e nevojshme dhe ne rast se do te kete ndonje abuzim me lirine e vizave ajo do te bashkepunoje me shtetet e zones Shengen te cilat e kane ndihmuar nga afer Shqiperine. Si hap tjeter per perafrimin ne BE Shqiperia pret te marre statusin e vendit kandidat. Gjate bisedes me APA-ne kryeministri Berisha nuk dha ndonje afat konkret. Gjate fushates zgjedhore te vitit 2009 me gjithe rezervat publike nga ana e Brukselit Berisha e paraqiti kerkesen per anetaresine ne BE. Ai theksoi me ate rast se Ky eshte projekti kryesor dhe me interes jetik per vendin tim per kete qellim ne do te bejme gjithcka per te qene te suksesshem. Sidoqofte Komisioneri i Zgjerimit te BE-se Stefan Fyle mendon se gjate vitit 2011 Brukseli do te jape nje rekomandim pozitiv. Per kete eshte e nevojshme qe si qeveria dhe opozita ne Tirane te lene menjane konfliktin e tyre pasi opozita Socialiste nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve te vitit te kaluar duke kerkuar rinumerimin e tyre. Per kete arsye ajo e ka bojkotuar per muaj te tere veprimtarine ne Parlament per pasoje nje nder ligjet e shumte per krijimin e Gjykates Administrative e kerkuar nga vete sipermarresit nuk mundi te miratohej per shkak te mungeses se shumices se cilesuar. Ne lidhje me kete ceshtje kryeministri Berisha tha se kjo ishte zgjedhja e shefit te opozites Edi Rama per te demtuar Shqiperine. Gjithsesi kryeministri theksoi faktin se nuk deshiron asnje dhurate ne procesin e integrimit Evropian por vetem nje gjykim te mbeshtetur mbi performance. Ndaj ai thote se nuk lufton vetem kunder shifrave dhe fakteve te cilat duhet te permiresohen edhe me tej por edhe kunder imazhit te keq e te trasheguar te Shqiperise lidhur me varferine korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por edhe ne keto drejtime ka pasur permiresime qe u shfaqen edhe ne rastin e liberalizimit te vizave. Korrupsioni Ai do te jete gjithnje nje problem por qe do te mposhtet mbi te gjitha me teknologji moderne dhe me nje kurs neoliberal. Me nje aparat administrativ te lehte dhe nepermjet vazhdimit te procesit te privatizimit tashme te perfunduar dhe me informatizimin e proceseve perkatese. Kesisoj do te krijohet transparenca e nevojshme e cila do tia beje me te veshtire jeten korrupsionit theksoi kryeministri. Sipas tij tregues i suksesit ne kete drejtim eshte cmimi qe Shqiperia ka marre nga OKB-ja si vendi i pare qe ka dixhitalizuar teresisht proceset e sherbimit publik. Me pare per regjistrimin e nje firme nevojiteshin 42 dite dhe shpenzime deri ne 4.000 euro. Ndersa sot ky proces zgjat vetem gjysme ore dhe kushton vetem 1 euro vijoi kryeministri. Ne intervisten e dhene kryeministri e la te hapur faktin se sa do te qendroje ne pushtet. Se sa gjate do ta drejtoje ai ende vendin e vet si Kryeminister drejt BE- se kjo mbetet e hapur. Sidoqofte ai e ka vullnetin per te punuar me tej. Kryeministri 66-vjecar i cili u detyrua te jepte doreheqjen si Presidenti i vendit me 1997 kur si pasoje e shembjes pas falimentimit te firmave te dyshimta investuese nje numer i madh shqiptaresh humben depozitat e kursimeve dhe vendi ishte ne prag te Luftes Civile por qe ne vitin 2005 ai festoi nje kthim sensacional ne krye te Qeverise eshte i sigurt se ai do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe kur Shqiptaret te votojne per mua une do ta drejtoj serish qeverine-ka thene kreu i qeverise shqiptare Berisha. Biseden e drejtoi Martin Richter/APA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›