Berisha: Brenda vitit, asfaltim i gjithë rrugëve që të çojnë në det

Lezhë, 8 Maj, NOA Investimi në infrastrukturën turistike do të jetë një nga prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti.
I ndodhur sot në Lezhë, në inaugurimin e segmentit rrugor Tale- Lezhë, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se inaugurimi i kësaj rruge vjen si përmbushje e premtimit të qeverisë se brenda vitit 2010 nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar që zbret drejt detit, nga Ksamili në Velipojë.
Kreu i qeverisë thekson se ndërtimi i këtyre rrugëve do të bëhet i mundur duke siguruar dhe projekte investuese në këto zona.
Rruga e inauguruar dje nga Kryeministri Berisha është me gjatësi 9, 5 km dhe vlera e saj arriti në rreth 85 milion lekë.
Berisha u shpreh se rruga e sapo përfunduar do të mundësojë që qytetarët e Lezhës, Mirditës, Burrelit, Peshkopisë, Tropojës, por edhe të mbarë Kosovës, të shfrytëzojnë bukurinë e mahnitshme të plazhit të kësaj zone.
Rruga që sapo inauguruam prej 9.5 km e përfunduar në një kohë rekord në dy lote, bën të mundur që qytetarët e Lezhës , të Mirditës, të Burrelit, të Peshkopisë, të Tropojës por dhe të mbarë Kosovës, të shfrytëzojnë bukurinë e mahnitshme të plazhit tuaj, të njohin bujarinë e familjeve tuaja dhe të kalojnë këtu pushime mbresëlënëse për të gjithë jetën e tyre, u shpreh Berisha.
Gjatë fjalë së tij para banorëve, kryeministri Berisha theksoi se premtimi për asfaltimin e çdo rrugë që ka dalje në det do të bëhet shumë shpejt realitet.
Ata të cilët kanë qenë skeptikë dhe gjysmë mosbesues ndaj këtij projekti të madhe i ftoj të ndjekin Sali Berishën, se çdo javë nga një rrugë do të inaugurojmë, u shpreh Berisha.
Ai foli dhe për ndërtimin e projekteve të reja, si ndërtimin e rrugës që lidh Lezhën me Ulqinin, rrugën e Patokut, rrugën që lidh Lezhën me Bunën etj.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")