Berisha Burgimi i Haradinajt politik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj po
zhvillon një vizitë në Tiranë, vetëm pak ditë pas lirimit nga Gjykata e
Hagës, e cila e shpalli atë të pafajshëm.
Në një konferencë të përbashkët të Haradinajt me Kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit e konsideroi vizitën si një ngjarje të rëndësishme në 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, sikurse theksoi se vendimi i Gjykatës së Hagës ishte një lajm shumë i mirë për të gjithë ne.
"Nuk kam pasur asnjë dyshim për pafajësinë e Haradinajt, burgimi i tij ishte vetëm për motive politike. Haga e shpalli dy herë të pafajshëm Haradinajn dhe i cilësoi të paqena akuzat ndaj tij", u shpreh Berisha.
Nga ana e tij, Haradinaj shprehu kënaqësinë e madhe për zhvillimin e vizitës së tij në Tiranë.