Berisha Cilesia e sherbimit ne shendetesi primare

Kryeministri Sali Berisha duke folur në Konferencen per Politikat
Shendetesore, të organizuar nga OBSH-ja, theksoi se cilësia e shërbimit
në shëndetësi është primare.
“Janë bërë arritje shumë të mëdha në reforma. Një nga arritjet më të mëdha është rënia e vdekshmërisë foshnjore dhe ne do të bëjmë përpjekje që kjo të ulet edhe më tej.Të bëhemi promotorë kryesorë të një përballje shumëplanëshe të problemit të shëndetit në vendin tonë. Asgjë nuk ka më të rëndësishme sesa parandalimi, kemi vendosur sistem të shkëlqyer imunizimi dhe duhet të bëjmë gjithçka që ai të mbetet nga sistemet më të mira në Evropë” theksoi Berisha.
Sipas tij, problemi ynë kryesor në shëndetësi ka qenë menaxhimi, ndaj në këtë pikë duhet punuar fuqishëm.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka cilësuar si aburd, fjalimin e mbajtur nga kryeministri Sali Berisha, ku u shpreh për progresin ne sherbimin shendetesor në Konferencen kombetare per Politikat Shendetesore.
Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama leshon akuza per nje sistem shendetesor, ne te cilin sipas tij, sherbimi merret sipas xhepit.
“Vdekshmeria foshnjore historikisht e ulet, korrupsioni kurre me i larte ne sherbimin shendetsor, rrenimi i metejshem vazhdon. Duhet rilindje!”- shkruan Rama.
Sipas tij, PS-ja ne pushtet do te garantoje sherbim shendetesor sipas nevojave te cdo qytetari. “Me ne Sherbim Kombetar Shendetesor!”- shkruan Rama.