Berisha: Data e zgjedhjeve nuk ndryshon
Kryeministri Sali Berisha nga skaji më jugor i vendit ka konfirmuar se 23 qershori mbetet data kur shqiptarët do zgjedhin qeverinë e re. Përtej çdo pikëpyetje, shefi i maxhorancës ka deklaruar se proçesi zgjedhor nuk do të shtyhet.
Zgjedhjet do të zhvillohen në 23 Qershor, data nuk do të lëvëzi dhe Edi Rama i ka të humbura këto zgjedhje. Fitorja është e ndryshimit të madh, e perspektivës së madhe, u shpreh Berisha
Berisha nga Ksamili ku pati edhe një takim me banorët atje, tha se kundërshtari i tij politik është duke ndjekur një rrugë që nuk do ta çoj asgjëkundi lidhur me KQZ.