Berisha Deklaratat per koncesionet shpifje

Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar si ziliqare dhe trillime deklaratat e
opozitës, se kur të vijë në pushtet nuk do të njohë asnjë koncesion të
dhënë nga qeveria. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri
Berisha ka theksuar se këto deklatata kërcënojnë investitorët.
“Këto deklarata ziliqare, keqdashëse, të cilat kërcënojnë investitorët se nuk do njohin këto marrëveshje, se po jepen ujëra me koncesione janë shpifje dhe trillime të pandershme. Absurditeti i tyre nuk është përfilluar nga investitorët vendas dhe të huaj”, tha Berisha.
Sipas tij, nuk ka shqiptar që mund të votojë ata që thonë do kthejmë kohën mbrapa, ata që duan të privojnë shqiptarët nga pasuritë e tyre dhe vetë pushimet i kalojnë në krociera.
Gjithashtu kryeministri Berisha i është referuar sërish energjisë së rinovueshme duke e cilësuar këtë një përparësi për qeverinë shqiptare.Ndërsa ka njoftuar edhe ndërtimin e 5 hidrocentraleve për të cilat është firmosur së fundmi, kryeministri shtoi se janë përfunduar 72 hidrocentrale me kapacitet prej 125 megavat.