E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Denim perjete vrasesve te policeve dhe kush vret per hakmarrje

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se votimi unanim në Kuvend për heqjen e imunitetit është një lajm pozitiv që Shqipëria u dërgon partnerëve ndërkombëtarë.

"Ministrat për herë të parë ulen në karrike pa imunitet. Ndërhyrjet e opozitës në draftin tonë kanë mirëkuptimin tim të plotë", tha Berisha. Kryeministri e konsideroi këtë arritje të politikës si historike.

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat në Kuvend për të miratuar ligjin për heqjen e imunitetit.

Ligji për heqjen e imunitetit mori 130 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. Tani deputetet, gjykatesit  dhe zyrtaret e larte ne Shqiperi nuk do te kete me mbrojtje ligjore.

Ajo qe ra ne sy ishte mungesa e votimit te kryeministrit Sali Berisha ne kete seance, megjithese ky imuniteti u perdor prej tij per nje kohe te gjate per te akuzuar opoziten si bllokuese te integrimit.

Berisha: Burg perjetë vrasësve të policëve

Kryeministri Sali Berisha propozoi që në Parlament të dërgohet ligji për të përcaktuar dënim përjetë ndaj cdo atentatori ose vrasësi të forcave të policisë.

"Të vesh dorë dhe të ekzekutosh një njeri që po të kontrollon, po bën detyrën, meriton ndëshkimin më maksiman. Ne nuk kemi ndëshkim kapital, por kemi ndëshkimin maksimal, që është dënimi përjetë", tha Berisha, duke shprehur besimin se opozita do ta votojë këtë ligj.

Ashtu si edhe një ditë më parë në Parlament, Kryeministri akuzoi ish-presidentin Topi dhe ish-nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu se kanë liruar vrasësin e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. 

Në mbledhjen e të mërkurës të kabinetit qeveritar, Berisha propozoi qe denim me burg perjete te marrin edhe ata persona qe vrasin ne emer te hakmarrjes. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›