E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dialog me qytetaret

Qeveria nuk ka qene kurre e ngujuar ne kuti. Mazhoranca eshte ne pune, ndaj duhet te dalim ne nje dialog intensiv me qytetaret shqiptare dhe t'i njohim ata edhe me projektet tona.

Keshtu deklaroi kryeministri Sali Berisha ne nje mbledhje me deputetet demokrate, ku njoftoi nisjen e nje serie takimesh me qellim paraqitjen e reformave te qeverise, si dhe marrjen e mendimit dhe sygjerimeve te vete njerezve.

Po ashtu Berisha shprehu deshiren qe ne diskutimin e nisur sot ne Komisionin e Ligjeve te predominoje shpirti i kompromisit dhe te procedohet me vendimet e duhura ne perputhje te plote me kushtetuten, ligjet e vendit.

Berisha theksoi se mazhoranca tashme ka listuar nje sere ofertash dhe kompromisesh te ndershme ndaj opozites, duke shenuar edhe nje rast te vecante ne marredheniet mes dy kampeve politike.

Ne fjalen e tij kryeministri vleresoi reformen ne shendetesi, punen ne luften ndaj korrupsionit, reformen ne drejtim te investimeve private si dhe qellimin per te realizuar objektiva madhore te premtuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›