E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Do të amendohet ligji për sponsorizimet në sport

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin për sportin të koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka premtuar amendim të ligjit për sponsorizimin në sport, me qëllim që të ketë më shumë autonomi.

“Ligji për sponsorizimet do të amendohet plotësisht dhe do të përshtatet për t’i hapur të gjithë hapësirën e nevojshme që investitorë të mund të investojnë, të bashkë investojnë në klube private, në forma të ndryshme”, tha Berisha.

“Pra, të rriten njëlloj si në vendet me sport më të avancuar, burimet financiare për sportin dhe sportistët. Thashë edhe njëherë, duhet ta bëjmë sportin element kapital të edukimit, të shkollimit të të rinjve dhe fëmijëve tanë”, theksoi Berisha.

Berisha theksoi në fjalën e tij se, “duke iu garantuar për mbështetjen e plotë të qeverisë së PD, ftoj të gjithë sportistët të punojmë së bashku për një Shqipëri Madhështore, e cila nuk mund të jetë kurrë e tillë pa një sport madhështor”.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›