E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Do të anulojmë çdo ligj të Ramës për grabitjen e pronave

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndau sot nga takimi përmbyllës elektoral i koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” një mesazh për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë.

Berisha i kërkoi ndjesë kësaj kategorie të shoqërisë për gabimet që janë bërë nga PD me ligje të caktuara, por, tha kreu i PD-së, “u jap fjalën e nderit se detyrimin që shoqëria shqiptare ka ndaj tyre, Sali Berisha e kërkon borxhin e nderit të tij”.

“Dhe ai borxh do shlyhet brenda një mandati. Ai është borxh dhe vetëm borxh. Dhe shoqëria nuk do u rrijë më asnjë ditë më shumë se mandatin e parë. Do t’i japim përgjigjen përfundimtare pronës. Do anulojmë të gjithë ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit, plaçkit pronat si në vitin 1946”, tha ai.

“Paralajmëroj ministrat strategjikë: A e morët vesh, o miq, se pas Xhaçkës strategjike, doli Ibrahimi strategjike. Këta një dhe dy, bëjnë burrat strategjikë. Do t’ua marrim të gjitha ato prona dhe do t’u jepen pronarëve. Mos guxoni të prekni pronat e shqiptarëve!”, pohoi Berisha.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›