E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do te rivendosim rrogen e 13-te

Kryeministri Sali Berisha prezantoi të enjten kandidatët e Partisë Demokratike në Gramsh, prej nga ku premtoi plan për punësim, për zhvillimin e infrastrukturës dhe të jetës së qytetarëve shqiptarë.

"Politika jonë është mbrojtja e qytetarit. Ne do të përmirësojmë cilësinë e jetës së njerëzve. Ju premtoj të gjithë punonjësve të administratës shqiptare se në fund të këtij viti do të fillojë rroga e 13-të", tha Berisha. Ndërkohë, ashtu si edhe në takimet e tjera elektorale, Kryeministri premtoi asfaltim të rrugëve, ndërtimin e ujësjellësave dhe kanalizimeve, ndërsa për zonën e Gramshit theksoi se me ndërtimin e hidrocentralit do të sjellë punësim për banorët dhe zhvillim të jetës së tyre. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Rama: Vija bregdetare e dëmtuar nga abuzimet
Berisha në Shijak, sulmon Ramën
“Berisha me premtime të vjetra”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›