E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Duam te zgjedhim presidentin konsensual

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se maxhoranca është e vendosur për t'i dhënë vendit presidentin me integritet të lartë të gjithanshëm.

Berisha theksoi se ky është qëllimi i vetëm, ndaj edhe në përputhje me Kushtetutën, maxhoranca, e cila ka një marrëveshje me LSI-në është ngritur mbi këtë marrëveshje. "Jemi ngritur në lartësinë e interesave të Kushtetutës, të cilën e kemi shkruar siç e ka kërkuar Partia Socialiste dhe kryetari i saj", tha Berisha.

"Kanë kërkuar që presidenti në tre raundet e para të votohet me tre Zgjedhja e presidentitPatozi: Besoj që në raundin e dytë të kemi Presidentin konsensual Xhezair Zaganjori kandidat për President Presidenti, politika djeg mundësinë e parë të pestat, sepse është në interesin më të mirë që qytetarët shqiptarë të shohin tek kryetari i shtetit të tyre, një njeri me mbështetjen më të gjerë të mundshme. Bazuar në këtë detyrim kushtetutes, ne afatin kushtetues filluam konsultimet dhe pa shqipëruar qoftë edhe një emër të vetëm ne dëshironim, që konsultimet të vijonin me opozitën dhe kjo është e domosdoshme", tha Berisha.

Kryeministri përmendi edhe katër kushtet e vendosura nga opozita, të cilat i konsideron ultimatume.

Më herët Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi deklaroi se opozita shpreson dhe beson që do të ketë një proces konsensual për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

"Opozita do të jetë në misionin e saj në cdo raund që pason këtë raund të dështuar për fajin tuaj, se asnjëherë nuk është vonë për të ngritur një proces", tha Ruçi, në seancën plenare ku pritet të kryhet raundi i parë i votimit për presidentin e vendit.

Sipas Ruçit edhe në 2007 ka qenë e njëjta situatë, me të njëjtin regjisor, skenarist, duke prodhuar të njëjtën komedi.

"I ofruam maxhorancës dakordësinë që të shihnim tej interesave të ngushta partiake. Në demokraci kundërshtarin nuk e zgjedh dot, ta zgjedhin të tjerët dhe ne jemi të detyruar të punojmë bashkë. Dialogu bëhet me kundërshtarët, procesi bëhet me kundërshtarët, konsensusi bëhet me kundërshtarët", tha Ruçi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›