E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Dule Presidenti nga politika

Në kuadër të konsultimeve politike për zgjedhjen e presidentit, paraditen e së martës është mbajtur një takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Takimi ka zgjatur rreth 15 minuta dhe në përfundim të tij është vënë re se qëndrimet e zotit Berisha dhe zotit Dule përputhen për një çështje, që kreu i ri i shtetit të vijë nga radhët e politikës.

“Patëm një takim me kreun e PD dhe të mandatuarin e saj për presidentin. Dëgjuam opinionin e tyre, u informuam për negociatat me parti të tjera dhe shprehëm qëndrimet tona. Për PBDNJ është e rëndësishme që presidenti i Zgjedhja e presidentit“Shqip”, kush do të jetë presidenti i ardhshëm? Berisha: Rama bllokon Presidentin Dështon takimi PD-PS ardhshëm të vijë nga radhët e politikës”, ka deklaruar Dule pas takimit.

Sipas tij, kjo është e domosdoshme pasi kërkimi i presidentit jashtë politikës do të zhvlerësonte rolin e politikës dhe politikanit në opinionin publik.

“PBDNJ vlerëson se ekzistojnë të gjitha kushtet për të gjetur një president konsensual. Momentet po kalojnë dhe nuk do të jetë aspak pozitive që në seancën e nesërme të shkojmë pa kandidatura. Do të ishte mirë që qytetarët të ishin njohur me kandidaturat”, ka vlerësuar më tej Dule.

I pyetur mbi kandidaturën e mundshme të ish-kryeministrit Nano, kreu i PBDNJ-së ka theksuar se ajo është ndër më potencialet për arritjen e konsensusit politik.

“Emra konsensual ka në radhët e gjithë politikanëve, aktivë apo të tërhequr. Sa për kandidaturën e zotit Nano, ne po konstatojmë se po bëhet gjithnjë e më e pranueshme dhe ka shumë gjasa që ajo të arrijë konsensusin politik”, ka shtuar Dule.

Ndërsa kryeministri Berisha, nga ana e tij, e ka vlerësuar si “të frytshëm” takimin me kreun e PBDNJ-së, ndërkohë që ka njoftuar mbajtjen e takimeve të tjera më vonë gjatë ditës. Kreu i ekzekutivit përsëriti ftesën e tij për Partinë Socialiste, që të angazhohet në këtë proçes për të arritur konsensusin.

“Patëm një takim të frytshëm me kreun e PBDNJ për zgjedhjen e presidentit. Do vijojmë gjatë ditës konsultimet. Në orën 13:00 do mblidhen krerët e partive të mazhorancës”, ka deklaruar Berisha.

“Ftoj edhe njëherë opozitën, që të angazhohet në këtë proçes në të cilin ne jemi të vendosur. Pavarësisht faktit se marrëveshja e 2 shtatorit të vitit 2009 përcakton angazhimin e PD dhe LSI për ta zgjidhur në mirëkuptim presidentin, ne jemi të vendosur që këtë mirëkuptim ta shtrijmë në gjithë spektrin politik parlamentar, me një kandidaturë që të votohet gjerësisht”, ka vijuar ai.

Më tej Berisha është shprehur në të njëjtën linjë me dulen që presidenti të vijë nga radhët e politikës, por jo përsa i përket kandidaturës së mundshme të Nanos.

“Nano? Qëndrimin tonë ne e kemi shprehur. Zoti Dule lobon fuqishëm për zotin Nano dhe unë nuk jam në dijeni të rezultateve të lobimit, por ne kemi shprehur qëndrimin tonë”, ka thënë Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se është e rëndësishme që të vazhdojë proçesi i konsultimeve, por është shprehur kundër një tryeze të të gjitha partive, opsion të cilin e ka cilësuar si “shumë të pafisshëm”.

“Prandaj le të gjejmë mënyrën për të komunikuar me opozitën dhe ta shndërrojmë këtë në një proçes dinjitoz mirëkuptimi. Presidenti duhet të vijë nga politika, drejtësia ose diplomacia”, ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›