Berisha Fond per biznesin social

Qeveria do të krijojë fondin e biznesit social si një mënyrë për t'u dhënë të varfërve mundësi të dalin nga varfëria nëpërmjet kreditimit të një aktiviteti privat.
Kryeministri Berisha tha se ky vendim i pritshëm bën pjesë në zbatimin e skemave të nobelistit Mohamed Jusuf, i cili fitoi çmimin Nobel për idetë e tij në uljen e varfërisë dhe papunësisë.
Sipas kryeministrit Berisha, në fondin e biznesit social, që do të financohet nga qeveria, edhe biznesi do të ketë mundësi pjesëmarrjeje. Kjo mundësi do të krijohet nga një ligj i ri, ku qeveria do të propozojë që taksën e dividentit, pra të fitimeve që u shpërndahen aksionerëve, biznesi ta derdhë menjëherë në fondin e biznesit social.
“E tha shumë bukur profesori, që bankat u japin atyre që kanë, kurse ky sistem u jep kredi atyre që s’kanë. Pra, vendimi i ardhshëm i yni për të kaluar taksën e dividentit tek sipërmarrjet që duan, se natyrisht ne nuk i imponojmë, në fondin e biznesit social është një hap tjetër shumë i rëndësishëm i yni për një shpërndarje më të mirë, sepse në fund të fundit e tërë problematika e taksës thjeshtohet në mbledhjen dhe shpërndarjen e saj. Ky ekuilibër përcakton përpjekjen tënde për mirëqënie, si shndërron ti këtë të ardhur më mirëqenie”, deklaroi Berisha.
Kryeministri u shfaq entuziast kur në mbledhjen e qeverisë prezantoi një studim të Universitetit të Harvardit, ku tre ndër ekonomistët më të njohur në botë sugjerojnë taksën e sheshtë dhe jo taksën progresive si rrugën më të mirë të kapërcimit të krizës ekonomike.
“Në studimin e tyre për taksën optimale, pasi tani nuk ka asgjë më të rëndësishme se të gjejmë cila është taksa optimale, dhe për ta, taksa më afër optimales është taksa e sheshtë. Së dyti, për kuriozitetin tuaj, për ata rëndësi kapitale ka heqja e taksës së makinerive, pra atë që bëmë ne tre muaj më parë”, nënvizoi Berisha.
Duke vënë në dukje rëndësinë që i jep studimi i Harvardit mënyrës sesi shpërndahen të ardhurat nga qeveria, kryeministri Berisha theksoi se edhe në këtë aspekt, qeveria e tij është në drejtimin e duhur, sipas analizës së grupit të Bostonit, që e rendit Shqipërinë të 4-ën në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike të vendit në mirëqënie për qytetarët e saj.
“Unë e kuptoj që kjo e irriton zotin Rama. E irriton shumë atë, por kjo është e vërteta dhe të vërtetat duhen pranuar. Ajo çka ky studim fakton është se një taksë është e rrezikshme dhe kjo është taksa “Koleka”, apo taksa progresive. Sipas studimit, nëpërmjet kësaj takse, ti vetëm sa në pamje të parë përpiqesh të arrish në një barazi, por në të vërtetë e thellon më shumë këtë pabarazi. Prandaj ky parim thotë duhet harruar”, shtoi Berisha.
Reagimi i Rames në Twitter
"Pardje ne SHBA u betua Presidenti qe mori voten per te ulur taksat e 95% te amerikaneve dhe bere qe kush fiton me shume te paguaje me shume. Sot Kryeministri ynë thote qe dhe Amerika e ka kapur qe taksa e sheshte eshte optimale kurse progresivja eshte dordolec!Kush eshte dordoleci mes tyre?"