E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Fondi shqiptaro-amerikan i Ndermarrjeve sukses ne Shqiperi

Tirane 7 tetor NOA - Kryeministri Berisha mori pjesedjene mbremje ne pritjen e organizuar nga Bordet e Fondit dhe Fondacionit shqiptaro-amerikan te Ndermarrjeve me rastin e takimit vjetor te anetareve te ketyre bordeve dhe stafit te tyre ne Shqiperi.

Duke marre fjalen ai shprehu mirenjohjen e thelle nderimin dhe admirimin per punen e shkelqyer te ketij organizmi ne Shqiperi dhe sukseset qe ai ka arritur.

Kryeministri shprehu besimin se ne vitet qe do te vijne keto suksese do te jene edhe me te medha duke garantuar se do te vazhdoje te mbeshtese me te gjitha mundesite veprimtarine e Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve ne vendin tone.

Nje pune e nisur 13 vite me pare me dekretin e Presidentit Bill Klinton askush nuk mendonte asokohe se pas 13 vitesh ju do te ishit ndofta suksesi me madh i te gjitha fondeve te sipermarrjeve te krijuara ne ate kohe me dekrete te presidentit te SHBA-ve ne vendet ish-komuniste tha Berisha ne fjalen e tij.

Duke shtuar se ky organizem ia doli ne nje vend ne kushte shume te veshtira te beje qe fondi i sipermarrjes te shnderrohet me shpejtesi ne nje institucion te rendesishem dhe te respektuar.

Ju ia dolet te hapni banken e pare private ne Shqiperi te jepni nje kontribut te madh ne krijimin e te gjithe kuadrit rregullator per sektorin bankar privat te mbeshtesni me banken tuaj qindra e mijera projekte private ne mbare vendin te veproni si partner te denje dhe te cmuar te qeverise shqiptare shtoi Berisha.

Duke perfunduar se ne kete ecuri pozitive faktor kryesor i sukseseve te Fondacionit shqiptaro-amerikan te Ndermarrjeve ka qene dashuria dhe perkushtimi juaj ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›