E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Gjithcka per te nderuar vleren e votes se lire ne zgjedhje

Mbushen 4 vjet nga dita që në Bruksel flamujve të vëndeve të aleancës së atlantikut verior iu bashkua flamuri kuq e zi. Drejtuesit më të lartë të vendit, ushtarakë dhe përfaqësues të trupave diplomatike, morën pjesë në konferencën përkujtimore Kryeministri Berisha i pranishem në konferencën e katërvjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vleresoi se anëtarësimi në NATO, shënon një moment historik për Shqipërinë.  “Shqipëria ka bërë përpjekje serioze për t'iu përgjigjur me rigorozitet të gjitha kërkesave të NATO. Njëkohësisht, do të ndërmarrim çdo reformë për të ecur në një porces plotësisht të merituar drejt integrimit në bashkimin Europian”, vlerësoi Berisha.  Ndërkohë që nuk ka munguar dhe garancia për ndërkombëtarët në këto pragzgejdhje të 23 qershorit.  “Garantoj ndërkombëtarët se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për të nderuar vlerën e votës së lirë në zgjedhje”, deklaroi Berisha. Këtë aktivitet e përshëndeti dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.  “Forcat e armatosura shqiptare kane sherbyer globalisht në në disa prej vëndeve më të rrezikshme nën komandën e NATO-s. Në Bosnje, Kosovë, Irak dhe dhe më e spikatura në Afganistan sot ku ju ende keni mbi 200 bashkëushtarë tuaj që shërbejnë shërbejnë aty me krenari nën komandën e NATO-s.  Sot në këtë përvjetor të 4-t të anëtarësimit tuaj dallojmë arritjet e përbashkëta por edhe sfidat me të cilat përballemi. Presidenti Obama i dha rëndësi kësaj në një samit të mëparshëm të NATO-s . Më lejoni t'ju ofroj përshëndetjet më të ngrohta  në këtë ditë, pres me kënaqësi më shumë përvjetor të tjerë së bashku si aletë të fortë dhe të qëndrueshëm të NATO-s”, vlerësoi Arvizu.
Ministri Arben Imami, bëri një ekspoze të reformimit që kanë pësuar forcat tona të armatosura dhe objektivat e së ardhmes.
Të pranishmit kanë ndjekur edhe dokumentarin e rrugëtimit 4vjeçar të forcave tona të armatosura përkrah kolegëve të aleancës. Në fund të pranishmit kanë vizituar edhe stendat me momentet nga operacionet dhe aktivitetet e përditshme të forcave të armatosura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›