Berisha Greva perfaqesonte boten e krimit

Dy ditë pas vendimit të një grupi ish të përndjekurish për të ndërprerë
grevën e urisë në shenjë protestë për mosdëmshpërblimin për vitet e
burgut, Kryeministri Sali Berisha deklaroi sërish se ajo grevë
përfaqësonte botën e krimit.
"Atë grevë e mbështetën vetëm politikanë që ndajnë trafiqet me ta. Falenderoj ish të përndjekurit politikë të këtij vendi që e përcollën me përçmim atë lloj proteste", u shpreh Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Shefi i kabinetit theksoi se greva ishte e paguar dhe e shoqëruar me akte terroriste, duke theksuar se Gjergj Ndrecës iu vu flaka kur Komisioni Europian do të rekomandonte statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Kryeministri theksoi se nuk mund t'i lejonte vetes qe te takohej me asnje perfaqesi te tyren, pasi nuk mund te ulej ne bisedime me trafikante, mashtrues ordinere, te cilet genjyen kur thane se nuk kishin marre asnje lloj demshperblimi.
Berisha premtoi se brenda vitit 2017 ligji garanton qe ish te perndjekurit do te marrin demshperblimin per ditet e burgut.
Berisha theksoi se organizatorët e grevës zgjodhën për drejtimin e saj figura të inkriminuara, ndërsa shtoi se Qeveria nuk mund të pranojë shantazet e askujt.
"Ish të përndjekurit e kuptuan se kjo grevë ishte organizuar për llogari të Edi Ramës", theksoi Berisha.