E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Greva, respektoj të drejtën kushtetuese

Kryeministri Sali Berisha ka folur pasditen e sotme nga për grevën e urisë së Partisë Socialiste, duke u shprehur se qeveria e tij do të respektojë të gjitha të drejtat kushtetuese.

“Bulevardi është i bllokuar prej 13 ditësh, por unë respektoj cdo të drejtë kushtetuese”, ka deklaruar Berisha, duke garantuar se qytetarët do të jenë të lirë të vazhdojnë protestat.

“Qytetarët e kanë të garantuar lirinë dhe protestat e lira janë gjithashtu të garantuara”, ka pohuar Berisha.

Deklaratën e tij kreu i qeverisë e bëri nga Bathorja, ku inauguroi një rrugë të re e cila mban emrin e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›