Berisha HEC-et gjenerator i zhvillimit

Këshilli Kombëtar i Territorit të Republikës së Shqipërisë, i mbledhur
nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha do të shqyrtojë tha të
premten miratimin e ndërtimit të disa HEC-eve dhe disa vendime për
zhvillimin e turizmit në komunën e Ishmit.
Në nisje të mbledhjes, Kryeministri Berisha theksoi se miratimi i këtyre HEC-eve merr një rëndësi të veçantë pasi investimi në sektorë që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm është përballja më e mirë e krizës.
“Leksioni më i madh i krizës europiane dhe globale që mund të nxirret nga shoqëritë, kombet dhe qeveritë është se ka vetëm një rrugë të sigurt për parandalimin e kësaj krize dhe kjo rrugë është zhvillimi i qëndrueshëm, është inkurajimi, nxitja, investimi në ato sektorë të cilët garantojnë zhvillim të qëndrueshëm për vendet e kombet. Energjia ujore është ndër më të mirëpozicionuara, ndër më të rëndësishmet në këtë drejtim. Ndaj dhe merr një rëndësi të veçantë sot miratimi i këtyre HEC-eve”, tha Berisha.
Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi vendosmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që Shqipëria të shndërrohet në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme.