E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Heqja e TVSH-së për qumështin, rrezik për fermerët

Kryeministri Berisha e ka cilësuar kërkesën e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së së qumështit si të rrezikshme për fermerët.
 

Gjatë inagurimit të fabrikës së qumështit “Maggle” në Rrogozhinë, kryeministri Berisha deklaroi se TVSH-ja për qumështin nuk do të hiqet por do të përmirësohet kuadri ligjor.
 

“Kërkesa për t`i hequr TVSH-në qumështit është e rrezikshme për fermerët. TVSH-ja për qumështin, jo vetëm nuk do të hiqet, por do të bëhet një kuadër ligjor” tha Berisha.
 

Ai gjithashtu e cilësoi si lajm mjaft të mirë për fermerët ndërtimin e fabrisë së qumështit “Maggle”.
 

“Sot është një ditë e veçantë për Rrogozhinën dhe për Shqipërinë. Sot po fillojnë punë dy nga kompanitë lider të përpunimit të qumështit dhe kjo është lajm i mirë për fermerët. Vendi ynë ka potencial në përpunimin e qumështit dhe Maggle do ta ndihmojë Shqipërinë” shtoi më tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›