E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Hetim parlamentar per Imamin

Për shkak të aktualitetit akuzat e opozitës ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, zunë vendin e parë në serinë e pyetjeve të shumta që kryeministri Sali Berisha mori gjatë takimit me gazetarët.

I gatshëm për të pranuar ngritjen e një Komisioni Hetimor nga opozita, Kryeministri bëri pergjegjes kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama se po tenton, sipas tij, që nepermjet shpifjeve, te demtoje imazhin e Shqipërisë.

“Ata e dinë që nuk ka trafik dhe kjo nuk ju intereson, ju intereson shpifja. Ata e dinë që nuk ekziston në mënyrën kategorike absolute asnjë praktikë e tillë, por kjo nuk ka rëndësi për ta. Përsa i përket regjistrimit, më duhet t'u them që ky është një sindromë e tmerrshme obsesive i Edi Ramës, i cili rrotullon kolltuqet në zyrë kur shkon", tha Berisha.

Nderkohe ne axhenden e politikes mbetet i paplotesuar rekomandimi i Brukselit që Shqipëria të heqë imunitetet e politikaneve dhe gjyqtareve. Kryeministri e ftoi zotin Rama të mbështese tani nismën e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit, duke mos nxjerre justifikime.

"Së pari mazhoranca ka pranuar tërësisht variantin e opozitës. Por ai pendohet për cdo veprim që bën. Unë nuk pendohem, kur del gabim mbaj përgjegjësi. Ai flet për këshillin e Miliarderëve në qeverinë time...po përse i mban me imunitet pra, kur ata janë në qeveri", tha Berisha.

Persa i perket pakenaqesise se partive te vogla, perfshire edhe aletatet e tij, pse reforma zgjedhore nuk shqyrtoi korrektimin e sistemit, kryeministri u shfaq i qete per marredheniet ne te ardhmen me aleatët, duke deklaruar se ne zgjedhjet e 2013-es do te hyje serish me nje koalicion te madh.  

Sipas kryeministrit ligji elektoral nuk eshte baza per fitoren e zgjedhjeve.  Dhe ketu ai kishte nje mesazh per kreun e opozites, i cili eshte shprehur i kenaqur me garancite ligjore qe ndryshimet i japin opozites.
 
Nga zgjedhjet e ardhshme kane mbetur me pak se 10 muaj dhe kryeministri thote se po punon per mandatin e trete. Duke mos pranuar se ka shfaqur shenja lodhjeje ne qeverisje, kryeministri deklaroi se do te pranoje rezultatin e zgjedhjeve, cilido qofte ai.

Reagon Balla: Kryeministri gënjen

Pas bashkëbisedimit me gazetarë që zhvilloi kryeministri mesditën e së shtunës ka reaguar edhe selia e Partisë Socialiste, përmes deputetit Taulant Balla.

Deputeti Balla deklaroi se Kryeministri është i papërgjegjshëm kur flet për rritje ekonomike dhe se gënjen hapur kur flet për suksesin në luftën kundër korrupsionit.

Balla njoftoi se procedurat për kontrollin në Ministrinë e Mbrojtjes ka nisur që në muajin shkurt dhe se PS ka ndjekur të gjitha rrugët për ushtruar kontrollin parlamentar në këtë Ministri.

"Berisha duhet t'i japë përgjigje shqiptarëve për trafikun e armëve", tha Balla.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›