E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Impakti i listës shumë pozitiv. Ekipi ynë fitues në zgjedhje

Kryeministri Berisha ka vlerësuar sot se impakti publik i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike ka qënë mjaft pozitiv.

Në një mesazh të postuar në Facebook, kryeministri thekson se ripërsëriti se lista e dorëzuar mbrëmë në KQZ është ajo e fitores për 4 vitet që vijnë.

“Duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë bashkëpuntorëve të mi për kontributin dhe mbështetjen tejet të çmuar në 4 vitet që shkuan, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Aleancës per Punësim, Mirqënie dhe Integrim, të ecim sëbashku drejt mandatit të tretë, mandatit të Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë Europiane. Fitore!! shkruan kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›