E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Infrastruktura, prioritet i mandatit

Kryeministri Sali Berisha në një takim të zhvilluar sot me prefektë nga i gjithë vendi deklaroi se përparësia e mandatit qeverisës mbetet ndërtimi i infrastrukturës.

Duke folur për sezonin turistik dhe për atë që kryeministri e quajti bum turistësh në Shqipëri, Berisha kujtoi asfaltimin e rrugëve të plazhit, ndërsa kërkoi mbrojtjen e mjedisit, pasi prishja dhe shkatërrimi i tij është një krim i patolerueshëm.

Në takim, ku ndodhet i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, Berisha kërkoi nga prefektët që brenda dy javëve të sjellin inventarin e plotë të të gjitha investimeve të kryera në rrugë, shkolla, komuna e qendra shëndetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›