Berisha: Institucionet e vendit garantojnë ligjin
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka shprehur binjden e tij se institucionet që do të vlerësojnë rezultatin për bashkinë e Tiranës, do ta kalojnë këtë provë për ta me sukses të plotë.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Hungarisë, që ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare tha se institucionet e Shqipërisë garantojnë zbatimin e ligjit. Zgjedhjet që u zhvilluan në tërësi në Shqipëri përfunduan në një kohë të shkurtër dhe rezultatet ishin më të qarta.
Në Tiranë ishte rezultat i gushtë, vlerësimi i të cilit është në vlerësim e sipër nga institucionet e vendit dhe se rezultati i ngushtë është një test për këto instutucione, që kam bindjen se do ta kalojnë me sukses të plotë
Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij ka procesin e integrimit si projketin më të rëndësishëm për vitet që vijnë.
Qeveria e konsideron këtë proces tërësisht të bazuar në meritë. Në mënyrën më të përsëritur unë deklaroj që ne kemi për të ndërtuar Europën në cdo cep të vendit tonë. Në këtë moto kemi ndihmën e vendeve mike, dhe ju jemi mirënjohës- tha Berisha.
Në fjalën e tij kryeministri I Hungarisë, Viktor Orban vlerësoi arritjet e Shqipërisë në këto 10 vitet e fundit. Duke iu referuar një vizite të tij të 20 viteve më përpara, Orban tha se ai nuk është i çuditur nga debati politik në Shqipëri.
Debatet e brendshme janë çështje të vetë shqiptarëve. Unë dëshiroj që të zgjidhen sa më shpejt.- tha ai.
Ai tha se nuk është vetëm Shqipëria që ka nevojë për Bashkimin Evropian, por është BE-ja që ka nevojë për Shqipërinë. Është në interesin evetë BE-së që të këtë sa më parë në familjen e saj Shqipërinë, tha ai.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të takojë kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas një njoftimi të kryeministrisë, Gjithashtu, Orban do të vizitojë Universitetin e Tiranës, ku do të mbajë një fjalë në takimin me studentët, me temë Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.