E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Integrimi spengohet nga betejat me mullinjtë e erës, që i lexojmë te Servantesi

Tiranë, 11 maj, NOA Betejat me mullinjtë e erës janë beteja që shqiptarët i lexojnë dhe do ti lexojnë tek Don Kishoti i Servantesit, por asgjë nuk mund të pengojë ecjen drejt atij objektivi madhor që ata kanë: integrimi në Bashkimin Evropian.

Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha gjatë ceremonisë së inaugurimit të Qendrës së Mbyllur të Emigrantëve të Parregullt, duke theksuar në fjalën e tij se rruga e Shqipërisë për në Evropë është absolutisht e pandalshme.

Duke nënkuptuar me fjalët e lartpërmendura nismat ekstreme të ndërmarra së fundmi nga opozita si beteja me mullinjtë e erës, kryeministri Berisha la të kuptohet se ajo që paraqet interes për mazhorancën është vetëm çështja madhore e integrimit evropian të shqiptarëve.

Ndërkaq, në fjalën e tij, ai nuk ka harruar të përgëzojë as Policinë e Shtetit, e cila me përgjegjësitë dhe me përmbushjen e detyrimeve të saj ka qëndruar në krye të përpjekjeve për tiu përgjigjur të gjitha kërkesave të Udhërrëfyesit për vizat.

Janë oficerët e policisë dhe drejtuesit e saj, të cilët në një kohë relativisht të shkurtër, me ndihmën edhe të miqve si qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Evropian, kanë bërë që kufijtë e Shqipërisë të pajisen me sistemet më moderne dixhitale të kontrollit të tyre. Ata kanë bërë që Shqipëria të përcjellë mesazhet e përgjegjësisë së lartë dhe të sigurisë së lartë tek të gjithë partnerët tanë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, Kryeministri Berisha garantoi të gjithë efektivët e policisë dhe drejtuesit e saj se qeveria shqiptare është e vendosur tu japë mbështetjen maksimale, në mënyrë që ata me profesionalizëm të lartë të përmbushin detyrimet e tyre ligjore, të rrisin gjithnjë e më shumë shkallën e sigurisë në këtë vend, si dhe ti mbështesë në bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer me policitë e vendeve mike dhe partnere për një luftë më efikase kundër krimit e trafiqeve të të gjitha llojeve dhe për kontrollin e kufijve.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›