Berisha Investime ne infrastrukture

Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur pasditen e së mërkurës kabinetin e tij, duke u fokusuar tek investimet në infrastrukturë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka vënë theksin tek kredia e ofruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila sipas tij është me leverdi dhe do të aplikohet me transparencë të plotë. “Kredia e Emirateve të Bashkuara Arabe, 64 milionë dollarë, është shumë me leverdi. Kjo kredi e butë do shfrytëzohet për ndërtimin e bulevardit të Tiranës. Standarti i transparencës është parimi kryesor i projekteve të qeverisë”, ka deklaruar Berisha. Më tej, duke u fokusuar tek situata ekonomike, kryeministri ka vlerësuar se ajo ka bërë progres në muajt e fundit, duke shtuar se reformat e qeverisë së tij nuk janë të karakterit elektoral. “Mediat e huaja shkruajnë se Shqipëria ka pasur progres ekonomik në tre muajt e fundit. Dua të theksoj se rritja e rrogave dhe pensioneve nuk bëhet për qëllime elektorale”, ka shtuar Berisha.