E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Investime te medha ne turizem

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e konsideroi turizmin si potencialin më të madh të vendit, në një takim me biznesmenë të kësaj fushe.

Ndërsa premtoi investime madhore në këtë industri në mandatin e ardhshëm potencial të mazhorancës aktuale, Berisha lajmëroi edhe një ndryshim kursi në fushën turistike, me kalimin e fokusit nga turizmi i bizneseve familjare, në tërheqjen e investitorëve me kapacitete të mëdha financiare.

”Në mandatin tonë të fundit, janë ndërtuar 514 kilometra rrugë vetëm për destinacionet turistike, drejt brigjeve apo maleve të vendit. Janë në ndërtim edhe 14 impiante të përpunimit të ujrave, në mënyrë që ujrat e deteve shqiptare të jenë më të pastrat në të gjithë rajonin”, deklaroi kryeministri.

”Kemi një masterplan të bregdetit jonian dhe po punohet edhe për një plan për veriun e vendit. Në mandatin e ardhshëm, ne do të bashkëpunojmë me kompanitë më serioze, me kapacitete të mëdha ekonomike, për të ndërtuar komplekse dhe kapacitete të mëdha turistike”, premtoi Berisha.

”Diçka e tillë, deri më sot nuk është bërë qëllimisht, për të lejuar ngritjen e një biznesi familiar, mbi të cilin zonat turistike janë bërë ato ku regjistrohet varfëria më e ulët në shkallë vendi. Megjithatë, tashmë janë pjekur kushtet për një turizëm sa më ambicioz”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›