E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ismail Qemali modeli i shkollave ne 2013

Më 22 nëntor të vitit 1962, kryeqytetit iu shtua një shkolle e re, gjimnazi ‘Ismail Qemali’. 50 vjet më vonë, në prag të jubileut të madh të 100 vjetorit të pavarësisë, kjo shkollë ka nderuar jo vetëm emrin e plakut të Vlorës, por dhe stafin pedagogjik e brezat e nxënësve të dalluar të saj, të njohur si 'ismailsat'.

Edhe kryeministri Berisha i është bashkuar festimeve të nxënësve e mësuesve të gjimmanzit ‘Ismail Qemali’, sepse sic tha ai, me këtë shkollë ka një lidhje familjare.

Në fjalën e tij, Kryeministri vlerësoi punën e mësuesve të kësaj shkolle duke theksuar se modeli i mësimdhënies në këtë gjimnaz do të jetë modeli i shkollave për vitin e ardhshëm.

Më pas, për të ftuarit, një nxënësit e shkollës së mesme 'Ismail Qemali' dhanë një koncert me këngë, valle e poezi atdhetare.
 
  Arsimi
Dyqani-shkollë në Drithas
Rama: Vëmendja jonë tek arsimi
Arsimi, tryeza e PS-së në Vlorë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›