Berisha Ja pse ekonomia sra ne krize

Dalja e radhës e kryeministrit Berisha para gazetarëve ishte konceptuar më shumë në një bashkëbisedim kur kryeministri foli për gjendjen ekonomike të vendit.
Referuar akuzave dhe deklaratave të opozitës se ekonomia shqiptare është në krizë, Berisha deklaroi të kundërtën. Duke përdorur ekranin e madhe nga salla e konferencave të kryeministrisë, kreu i mazhorancës citoi disa deklaratave të institucioneve ekonomike dhe ndërkombëtare, që sipas tij, vërtetojnë se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk ra në recesion, por regjistroi edhe një rritje katër herë më të madhe se mesatarja e rajonit.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport thotë Zgjedhjet 2013Topi prezanton programin politikPërgatitja e zgjedhjevePS në “Autostradën e vdekjes” se Shqipëria i mbijetoi krizës dhe përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat. FMN deklaron se ekonomia shqiptare ka qendruar jashtë krizës së Eurozonës. Dhe zv.presidenti i Bankës Botërore për Europën Juglindore dhe Azinë citon të njëjtën gjë. BERZH-i gjithashtu thotë se Shqipëria zbatoi reformat e duhura, për më tepër që në progres-raportin e 2012 të KE-së thuhet se Shqipëria ka ruajtur stabilitetin makro-ekonomik”, deklaroi kryeministri Berisha.
Sipas kreu të qeverisë të gjitha këto raporte e citime faktojnë dy gjëra:
“Së pari ekonomia i rezistoi krizës dhe së dyti ekonomia shqiptare i rezistoi krizës falë reformave të gjithanëshme ekonomike që ndërmorëm para fillimit të krizës dhe këto reforma u shndërruan në mburojë të vërtetë për ekonominë tonë lidhur me krizën”, tha Berisha.
Por cilat ishin këto reforma që sipas Berishës mbrojtën ekonominë shqiptare. E para që kryeministri përmendi ishte taksa e sheshtë prej 10 përqindësh, uljen e kontributeve për sigurimet shoqërore, përgjysimi i taksës së biznesit dhe rritja e të ardhurave doganore dhe tatimore.
Berisha kritikoi programin qeverisës të opozitës për taksën progresive. Edhe në këtë dalje, Berisha e cilësoi atë një taksë marksiste që sipas tij nxit evazionin fiskal dhe shton urrejtjen klasore.