Berisha Kapitull te ri per gjeneratat

Kryeministri Sali Berisha e ka vijuar fushatën elektorale të së shtunës me një takim në Patos, ku së pari ka falenderuar banorët për mbështetjen që i kanë dhënë PD-së.
Më pas Berisha ka përmendur arritjet e qeverisë, duke e vënë theksin fillimisht tek integrimit dhe heqja e vizave. “Këto vite kemi hapur një kapitull të ri për gjeneratat që vijnë. Sot ne jemi anëtarë të NATO-s dhe lëvizim të lirë në Evropë. Së shpejti do të marrim statusin e vendit kandidat”, ka deklaruar Berisha. Duke nënvizuar se qeveria e tij ka bërë gjithçka për një infrastrukturë sa më moderne, Zgjedhjet 2013Korçë, dhunohen zyrat e LSI-sëTopi: Do rikthejmë vlerat e humburaElektronika në zgjedhje, kaos! shefi i ekzekutivit ka folur edhe për vlerësime të institucioneve ndërkombëtare, që sipas tij konfirmojnë rritjen ekonomike të vendit. “Institucionet ndërkombëtare konfirmojnë se Shqipëria vazhdon të ketë rritje ekonomike. Ne e bazojmë planin e punësimit tek reformat fiskale. Taksa e sheshtë bëri të mundur që bizneset të rriten. Ne hoqëm taksat për të gjitha makineritë që përdoren për prodhimin dhe për të gjithë punëtorët që marrin rrogë prej 30 mijë lekë”, ka thënë Berisha, i cili ka premtuar zhvillim të mëtejshëm në 4 vitet e ardhshme. “Projektet e mëdha do të nisin së shpejti. Në katër vitet që vijnë ne do të trefishojmë grantet për fermerët. Alternativa tjetër është ajo e mohimeve dhe mashtrimeve”, ka shtuar Berisha. Berisha përuron ujësjellësin Porto Romano-Spitallë Më herët gjatë ditës kryeministri Berisha përuroi ujësjellesin Porto Romano – Spitallë dhe premtoi investime të reja në këtë zonë. "Pas një pune të madhe, investimeve të qeverisë dhe ndërmarrjes së Ujësjellësit jeni zona që merrni, sic e meritoni, 24 orë ujë. Do të asfaltojmë cdo rrugë, rrugicë, Spitallës, Kënetës dhe Porto Romanos. Por këtu ju keni Porto Romanon, një nga portet energjitike në të ardhmen më të mëdhenj të rajonit. Porti i Durrësit do të marrë anije 44 mijë tonësh, do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit transadriatik, projektit më të madh europian që kalon nëpër Shqipëri", tha Berisha. Kryeministri akuzoi Bashkine e Durrësit për taksat më të larta në vend, si edhe kreun e PS-se, si një nihilist qe i duket Shqiperia si ajo e mesjetes. "Ftojeni shokun e autobusit mavi të vijë këtu, sepse deklaron çdo ditë se jemi në mesjetë, jemi pa ujë. I thoni shokut të autobusit, sille autobusin tënd këtu që të shpëtosh nga mesjeta, se këtu kemi ujë 24 orë", tha Berisha. Me heret me rastin e 85-vjetorit te krijimit te Mjeksise Publike, kryeministri Berisha mori titullin "Fisnikëria Tiranase", titull qe me pare e kane marre edhe mjeke dhe personalitete te shquara te mjeksise. / Top Channel