Berisha Kavaja qendra e fitores

Mes një klime entuziasmi, kryeministri Berisha kërkoi mbështetjen për një mandat të tretë në qytetin e Kavajës, të konsideruar prej tij si “kryeqendrën e demokracisë dhe fitores së 23 qershorit”.
Duke rreshtuar arritjet e tetë viteve të fundit, duke parashtruar premtimet për katër vitet e ardhshme dhe akuzuar opozitën për bllokimin e statusit kandidat, Berisha theksoi se qytetarët mund të votojnë në zgjedhjet e këtij muaji alternativën e vetme që siguron zhvillimin dhe integrimin e vendit. “Deri sa kohë nuk do t’i kërkosh shqiptarëve falje për bllokimin e statusit, nuk do të kesh kurrë mbështetjen e tyre. Ky është sheshi i historisë, një shesh ku duke iu Zgjedhjet 2013Rama: Të ndalim rrëniminTopalli: Bujqësi, turizëm, rrugë Meta: Marrëveshje e re më 23 qershor rikthye historisë, në vitin 1990, këta qytetarë detyruan të dalë menjëherë shokun e ngushtë të babait tënd”, iu adresua kryeministri gjatë fjalës së tij kreut të opozitës, Edi Ramës. “Së bashku ne kemi anëtarësuar Shqipërinë në NATO, kemi merituar statusin e vendit kandidat dhe këtë e thotë Komisionit Europian, një status të bllokuar nga një anti-shqiptar i vetëm”, vazhdoi Berisha. "Kemi ndërtuar mbi 10 mijë kilometra rrugë, shkollë të reja, kemi financuar bujqësinë dhe Shqipëria është zhvilluar në të gjithë drejtimet, duke punuar gjithmonë për një jetë më të mirë. Megjithatë, ne nuk e kërkojmë një mandat të ri për ato që kemi bërë, por për ato që do të bëjmë”, shtoi kryeminstri. “Me një ekonomi që nuk ra në krizë pavarësisht asaj që ka ndodhur në Europë, në mandatin e ardhshëm ne do të bëjmë të mundur që Shqipëria të konsiderohet një vend i zhvilluar, do të rrisim punësimin, mirëqënien. Mandati i ardhshëm do jetë mandati i marrjes së statusit, do të jetë mandati i shtrimit të çdo kilometri rrugë rurale në rrethin e Kavajës dhe kudo, do të jetë edhe mandati i ndërtimit të një rruge direkte që do të lidhë Kavajën me Tiranën”, shtoi Berisha. Përpara fjalës së kryeministrit Berisha, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, pyeti paraardhësin e tij se përse nuk i uli taksat lokale kur e kishte diçka të tillë në dorë dhe ironizoi, duke thënë se “falë rrugëve të shtruara nga kryeministri Berisha, tashmë edhe Rama ka më shumë kohë për ta sharë atë në tubimet e tija”. / Top Channel