Berisha: Kjo fushatë, më madhështorja. Një energji e brendshme po vërshon në zemrën dhe mendjen e shqiptarëve
Ashtu siç e ka bërë zakon kur shkon për përurime në rrethe të ndryshme, edhe në Elbasan kryeministri Berisha ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët. Ai ka thënë se kjo fushatë është më madhështorja dhe më e shkëlqyera në memorien e tij, pasi sipas Berishës, njerëzit po i mbushin sheshet me dëshirë.
PD ka këtë pranverë ka bërë fushatën më të shkëlqyer të memories sime, por ju mund të bëni një check up dhe nuk do të gjeni dot një fushatë kaq madhështore, e cila ka befasuar shumë analistë, shumë gazetarë. Kjo nuk është fushata më madhështore sa i përket pjesëmarrjes, por është një optimizëm i madh, sepse njerëzit mbushin sheshet muaj para datës së votimit dhe kjo do të thotë që një energji e brendshme po vërshon në zemrën dhe mendjen e shqiptarëve tha Berisha.
Ai ironizoi vendimin e Ramës për të votuar 3 ligjet, duke thënë se pas bllokimit ai kërkon të lajë sytë me llumin që krijoi.
Sigurisht ligjet do ti votojmë.. Shmanget referendumi, janë 6 milionë euro që shpenzohen me referendum dhe PD realizon një qëllim që e ke bërë publik çdo ditë. Ligjet ishin në parlament. Rama tha nuk i votoi, nxori Fierin. Tani mori Metën, nuk flet më për Fierin. E ftoj të votojmë amnistinë, sepse nuk e bëmë dot siç duhet për shkak të bllokimit të tij, por shteti bën amnisti. Shteti ndëshkon, por shteti dhe fal. Atë ligj që ata nuk e votuan unë i dhashë mundësinë atyre që deri ditën e enjte ta votojmë. A ka llogjikë, a mundet një zyrtar që të thotë se do fal gjobat nga 1 marsi e këtej. Me këtë ti fyen të gjithë u shpreh Berisha. /b.l