E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Klima politike eshte ne kulmin e saj

Takimi qe kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje me administratoren e USAID per SHqiperine, i mundesoi atij te evidentoje bashkepunimin me opoziten dhe te konfirmoje vazhdimin e projekteve amerikane. Berisha u takua me administratoren e Agjencise se Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (USAID) dhe Drejtore e Asistences se Huaj te SHBA-se, Henrietta Holsman Fore. Ai evidentoi se ne vend tashme ekziston nje klime shume e mire politike me opoziten per ceshtje kryesore. Ne kete kuader, Kryeministri u shpreh se qeveria eshte e gatshme te ndermarre te gjitha masat per te bere te mundur heqjen e imunitetit te zyrtareve, duke i konsideruar ata te barabarte me qytetaret. Berisha e vleresoi kete si nje hap shume te rendesishem ne drejtim te luftes kunder korrupsionit.

Kurse Fore siguroi vazhdimin e mbeshtetjes se kesaj Agjencie ne projekte te tjera, si, rritjen e transparences ne qeverisje, trajnimin e administrates publike, forcimin e klimes mbeshtetese per biznesin, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›