E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Koalicion me partite e djathta

Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e së shtunës kryesinë e Partisë Demokratike, gjatë të cilës ka prezantuar planin për koalicionin me të cilin kjo parti do të hyjë në zgjedhjet e qershorit.

“Do të mbledhin në koalicionin tonë të gjitha partitë e spektrit të djathtë. Të gjitha partitë e spektrit të djathtë do të grupohen këto ditë në PD”, ka deklaruar Berisha. Duke iu referuar fushatës elektorale, kreu i qeverisë e ka vënë theksin tek risia e mazhorancës, që është bashkëbisedimi me qytetarët. “Po zhvillojmë një fushatë elektorale të ndryshme nga herët e tjera. Për të gjitha çështjet e programit tonë po zhvillojmë bisedime Zgjedhjet 2013Meta: Opozita nuk bojkotonPS: 2013, viti më i keq fiskalRama: Raporti i DASH, realiteti ynë me qytetarët”, ka thënë Berisha. “Kemi marrë sugjerime të vlefshme nga bisedimet e zhvilluara në gjithë vendin. Programi ekonomik i PD ka për qëllim punësimin e qytetarëve në kushtet e tregut të lirë”, ka vijuar ai. Në këtë drejtim, kreu i ekzekutivit ka vlerësuar edhe propozimet e dhëna nga partnerët politikë, bashkë me të cilët do të formohet sipas tij koalicioni i së djathtës së bashkuar dhe qendrës. Berisha ka shtuar më tej se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për zgjedhje sipas standarteve, pavarësisht tendencave sipas tij të opozitës për të bllokuar institucionet. “Do bëjmë gjithçka për të zhvilluar zgjedhje me standarte. I kemi të gjitha potencialet. Kryetari i PS tentoi bllokimin e KQZ-së. Është një marrëzi nëse Rama mendon se duke bashkëpunuar me LSI-në është edhe në opozitë, edhe në qeveri”, ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›