E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kriza ekonomike, në mendjen e opozitës

Në një kohë kur opozita akuzon qeverinë se ka futur vendin në krizë ekonomike, kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor demokrat shfrytëzoi një pjesë të mirë të fjalës së tij, në prani të mediave, për të theksuar se në kontrast më krizën globale ekonomike, Shqipëria ka arritur të rezistojë dhe të shënojë rritjen më të madhe në Evropë.

Berisha duke folur në gjuhën e shifrave për eksportet dhe të ardhurat e katërmujorit të parë të 2010, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, theksoi se kriza ekonomike është vetëm në mendjen e opozitës, pasi statistikat e dala nga institucionet përgjegjëse tregojnë një situatë krejt të ndryshme.

"Nëse ata janë me moton: 'Rroftë kriza, poshtë qeveria', atëherë kjo është një sjellje totalisht e gabuar. Të kesh rritje eksporti 60-70 përqind, krahasuar me një vit më parë tregon një dinamizëm, entuziazëm, besim më i plotë dhe cilësi", u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›